Ndërlidhjet

"Tre skenarët" e Serbisë për bisedime


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, baronesha Catherine Ashton dhe kryeministri serb, Ivica Daçiq
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, baronesha Catherine Ashton dhe kryeministri serb, Ivica Daçiq
Në Beograd mbahet sot (e diel)takimi i kreut shtëtëror për Kosovën, derisa ai është i mbyllur për media dhe nuk planifikohet dekalrata pas tij, njoftojnë mediat serbe.

Ndërkohë, gazeta Blic, shkruan se kreu shterëror po shqyrton tre skenarë mbi vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe mundësinë e marrjes së datës nga BE-ja.

Opsionet janë që: 1) deri në fund të insistohet në formimin e bashkësisë së komunave serbe me të gjitha përgjegjësitë; 2) nëse kjo nuk ka sukses, të niset me përmbushjen e kushteve të vëna nga BE-ja në dhjetor dhe 3) që koalicioni qeverisës të konfirmojë se data e bisedimeve është çmim tepër i lartë nga ajo që i kërkohet Beogradit .

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq do të mbahet më 4 mars.

Në raundin paraprak palët kanë biseduar për veriun.

Nuk është arritur pajtim, derisa Prishtina këmbëngul që zgjidhja të jetë sipas planit Ahtisaari, derisa Serbia kërkon një lloj autonomie për komunat e banuara me shumicë serbe.

Ndërkohë, në takimin e sotëm në Beograd marrin pjesë Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq, zv/kryeministri Aleksandër Vuçiq, ministri i ekonomisë, Mlaxhan Dinkiq dhe drejtori i Zyrës për Kosvën, Aleksandër Vulin.
XS
SM
MD
LG