Ndërlidhjet

Karzai dënon sulmin e NATO-s


Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar një sulm nga helikopteri të NATO-s, gjatë të cilit dy djem, të dy nën moshën 7 vjeçare, u qëlluan për vdekje, pasi u morën gabimisht për kryengritës talibanë.

Djemtë po ruanin bagëtinë dhe po mblidhnin dru në kohën kur u vranë në një sulm në jug të provincës Uruzgan.

Misioni i NATO-s, ISAF tha se merr “përgjegjësinë e plotë” për tragjedinë, e cila i vjen në mes zemërimit në rritje në mesin e afganëve mbi numrin e vdekjeve të civilëve të shkaktuara nga trupat ndërkombëtare.

Australia, që ka 1100 forcat në Uruzgan, ka kërkuar gjithashtu falje për incidentin.

Zyrtarët ushtarakë, megjithatë, thonë se nuk është e qartë nëse përgjegjës për sulmin ishin ushtarët australianë apo ata amerikanë.
XS
SM
MD
LG