Ndërlidhjet

Sulm me armë ndaj kryeparlamentarit libian


Libi...
Libi...
Kryetari i Parlamentit të Libisë Mohammed al-Magariaf ka shpëtuar i palënduar ndaj një sulmi me armë në Tripoli, ka thënë ministri i Brendshëm Ashour Shewabel.

Sipas tij, autokolona e al-Magariafit u qëllua me armë zjarri të martën vonë pas një takimi të Kongresit Kombëtar në një vend të improvizuar.

Takimet nuk kanë ndodhur në parlament për shkak të sulmeve të përsëritura nga protestuesit anti-qeveritarë.

Edhe vendi i ri megjithatë ishte gjithashtu zonë protestash.

Që nga rrëzimi i diktatorit Moamer Gadafi, në Libi janë përhapur armët, derisa qeveria e re ka urdhëruar zhbërjen dhe çarmatosjen e milicive ilegale.
XS
SM
MD
LG