Ndërlidhjet

Daçiq: Thaçi mund të shkojë në veri vetëm i armatosur


Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi mund të shkoj në veri vetëm me armë.

Daçiq ka thënë se duhet pranuar gjendja aktuale, e cila sipas tij, është se Beogradi nuk ka qeverisje në shumicën e territorit të Kosovës, kurse Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e konsideron si të vetin.

“I kam thënë Thaçit se në veri mund të shkoj vetëm i armatosur dhe përderisa nuk e pranon se një gjendje e tillë mund të dërgojë deri në destabilitet rajonal, atëherë mendoj se ky osht një problem i madh. Ne jemi të gatshëm të zgjedhim problemin e paralelizmave dhe konsiderojmë që propozimi i presidentit Nikolliq është me të vërtet shumë konkret”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe
XS
SM
MD
LG