Ndërlidhjet

Beogradi kërkon presionin e BE-së mbi Prishtinën


Ilustrim
Ilustrim
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë brenda.

“Presidenti Nikolliq e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë pe në negociata – atëherë ato nuk janë negociata”, ka thënë Oliver Antiq.

Sot në Bruksel po qëndrojnë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, të cilat do të takojnë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila njëherësh është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Beogradi insiston që në Kosovë të formohet një asociacion i komunave serbe, me kompetenca ekzekutive. Prishtina, ndërkaq, pranon formimin e tij, por pa kompteneca të tilla.

Për këtë çështje është diskutuar në raundin e fundit të bisedimeve direkte midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq dhe pritet të bisedohet edhe në rrethin e radhës, të caktuar për 20 mars.
XS
SM
MD
LG