Ndërlidhjet

Sërish protesta kundër KEK-ut


Prishtinë - foto arkivi
Prishtinë - foto arkivi
Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka njoftuar se sot, duke nisur nga ora 12.00, do të organizojë një marsh paqësor në Prishtinë kundër, siç thuhet, fryrjes së faturave të KEK-ut.

Grupi ka ftuar qytetarët që janë të pakënaqur me faturat e energjisë elektrike dhe qeverisjen aktuale që t’i bashkohen këtij marshi paqësor.

Në komunikatën e tij thuhet po ashtu se “ditëve të fundit, janë raportuar ankesa nga një numër i madh i qytetarëve për faturat e reja të fryra të muajit shkurt”.

Pakënaqësitë e qytetarëve kanë nisur me faturat e muajit janar dhe ata kanë organizuar disa protesta kundër tyre.

Korporata Energjetike e Kosovës, në anën tjetër, këmbëngul se faturimi është në rregull dhe se është bërë në bazë të leximit të njehësorëve.
XS
SM
MD
LG