Ndërlidhjet

Obama uron presidentin e ri kinez


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama ka uruar presidentin e ri kinez, Xi Jinping, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Obama ka folur në telefon me homolgun e tij të ri kinez dhe i ka thënë se “mezi pret që të punojë me ekipin udhëhqës kinez".

Parlamenti kinez ka zgjdhur zyrtarisht Xi Jinping president të shtetit duke përmbyllur kështu tranzicionin e rregullt të pushtetit, të dytin me radhë që kur Partia Komuniste erdhi në pushtet në vitin 1949, njofton Reuters.

Xi është emëruar edhe shef i partisë dhe ushtrisë- ku edhe qëndrojnë fuqitë reale- në muajin nëntor.

Ai trashëgon në këtë post Hu Jintaon.
XS
SM
MD
LG