Ndërlidhjet

Kosovë: KOSID kërkon shkarkimin e Besim Beqajt


MInistri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj
MInistri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) kërkon nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e Ministrit të zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, për shkak të politikave të gaburara dhe të dëmshme qeveritare përgjatë këtyre viteve, që sipas KOSID-it, e kanë sjellur Kosovën në një situatë të emergjencës dhe kollapsit energjetik.

Mëtutje, në njoftimin për media, KOSID thekson se “vendimi për të kërkuar shkarkimin e z. Arben Gjukaj nga detyra e shefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), është tentativa e radhës e Qeverisë së vendit për të kamufluar problemet e vërteta në sektorin energjetik të vendit".

Mëtutje në njoftim theksohet se çmimet e rritura të energjisë elektrike, që paguhen nga qytetari i Kosovës, janë reflektim i zbatimit të politikave të gabuara qeveritare në fushën e energjisë.

“Përgjegjës kryesor për këtë është Ministri i zhvillimit ekonomik, z. Besim Beqaj, dhe i njëjti duhet menjëherë të shkarkohet dhe të japë përgjegjësi juridike për aktivitetet e ndërmarra në këtë sektor, konsideron KOSID.
XS
SM
MD
LG