Ndërlidhjet

Merilendi do të shfuqizojë dënimin me vdekje


Ilustrim
Ilustrim
Shteti amerikan i Merilendit është i gatshëm të shfuqizojë dënimin me vdekje, pasi ligjvënësit e tij kanë votuar me 82 vota në favor të këtij hapi dhe me 56 kundër.

Masa tani duhet të nënshkruhet nga guvernatori Martin O’Malley, për t’u bërë ligj.

Korrespondentët thonë se kjo do të jetë një formalitet, pasi guvernatori demokrat ka bërë fushatë për shfuqizimin e këtij dënimi.

Pas nënshkrimit në ligj, Merilendi do të bëhet shteti i 18-të amerikan që shfuqizon ekzekutimet.
XS
SM
MD
LG