Ndërlidhjet

Skoci: Referendmi për pavarësi, në shtator 2014


Kryeministri i Skocisë, Alex Salmond.
Kryeministri i Skocisë, Alex Salmond.
Skocia do të mbajë referendumin për pavarësi më 18 shtator të vitit 2014.

Qytetarët e saj do të vendosin nëse do t’i japin fund ose jo unionit me Mbretërinë e Bashkuar, të vjetër 300 vjet.

Kryeministri Alex Salmond ka thënë se ndërprerja e lidhjeve me Londrën do t’iu jepte shansin skocezëve “që të ndërtonin një vend më të mirë”, transmeton Reuters.

Partia Kombëtare Skoceze e Salmondit, e cila mbështet pavarësinë, ka fituar shumicën në Parlamentin skocez në zgjedhjet që janë mbajtur në maj të vitit 2011.

Kohë më parë, kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se do të bëjë fushatë të fuqishme për të mbajtur të bashkuar Britaninë e Madhe.
XS
SM
MD
LG