Ndërlidhjet

Rrëmbehen dy turistë në Sinai të Egjiptit


Pamje ilustruese
Pamje ilustruese
Persona të armatosur kanë rrëmbyer dy turistë në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Pengjet përfshijnë një burrë arabo-izraelit dhe një grua norvegjeze.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka konfirmuar se një shtetase e saj është rrëmbyer, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Raportet thonë se kidnapuesit janë beduinë, të cilët duan të shkëmbejnë pengjet me të afërm të arrestuar.
XS
SM
MD
LG