Ndërlidhjet

Greqi: Pas sulmit në burg, u larguan 11 të burgosur


Ilustrim i pamjes nga burgu
Ilustrim i pamjes nga burgu
Së paku 11 vetë kanë ikur nga një burg në Greqi, pas sulmit të personave të armatosur me granata dhe armatim automatik, duke shkaktuar kështu shkëmbim të zjarrit ndërmjet policisë dhe të burgosurve.

Raportohet se dy rojtarë të burgut janë plagosur, njëri prej tyre seriozisht.

Një oficer policie, që ka folur në kushte anonimiteti, meqë nuk është i autorizuar të flasë me media, i tha agjencisë Associated Press, se dy nga të burgosurit e ikur janë gjetur dhe arrestuar. Sipas tij, të gjithë të ikurit nga burgu ishin shqiptarë.

Incidenti ndodhi afër qytetit Trikala, në pjesën qendrore të Greqisë, 320 kilometra në veriperëndim të Athinës.

Sipas zyrtarëve, së paku gjashtë persona të armatosur e sulmuan burgun.

Ministria e drejtësisë e Greqisë ka njoftuar se personat e armatosur duke përdorë “dy makina dhe shumë armatim të rëndë”, i sulmuan rojtarët e jashtëm të burgut, makinën patrulluese të burgut dhe dy vetura të policisë.

Sulmi kishte filluar mbrëmë në orën 20:30, kur ishte sulmuar makina me të cilën patrullonin policët.
XS
SM
MD
LG