Ndërlidhjet

Itali: Ministri Terzi tërhiqet për shkak të kthimit të marinarëve


Ministri italian Terzi (djathtas) me sekretarin ameriakn Kerry
Ministri italian Terzi (djathtas) me sekretarin ameriakn Kerry
Ministri i jashtëm i Italisë, Giulio Terzi, ka paraqitur dorëheqje në shenjë të protestës kundër vendimit të qeverisë së tij për kthimin e dy marinarëve në Indi, për tu ballafaquar me proces gjyqësor për vrasje.

Ministri Terzi tha sot se tërhiqet në shenjë të solidaritetit me dy marinarët dhe për ta mbrojtur reputacionin e Italisë.

Ushtarët italianë janë të akuzuar për vrasje të dy peshkatarëve të Indisë në vitin 2012, derisa shërbenin si rojtarë në një anije transportuese. Ata thonë se kanë menduar se peshkatarët ishin piratë.

India e lejoi kthimin e tyre në Itali për të votuar në zgjedhjet parlamentare, pasi Qeveria e Italisë premtoi kthimin e tyre në Indi, për të marrë pjesë në procesin kundër tyre.
XS
SM
MD
LG