Ndërlidhjet

Koreja V. vazhdon me kërcënimet


Phenjan
Phenjan
Koreja e Veriut ka paralajmëruar presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, që të ketë kujdes se çfarë flet, pasi ajo i ka bërë thirrje Phenjanit që të heqë dorë nga synimet e tij bërthamore.

Në deklaratën që ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Parkut i bëhet thirrje që të sillet me maturi, nëse do që të shmangë një “fatkeqësi të tmerrshme”.

Komentet vijnë në kohën kur tensionet në Gadishullin Korean janë tashmë në rritje.

Phenjani ka thënë të martën se ka kthyer raketat kah caqet në Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se është i gatshëm për “çdo të papritur”.

Tensionet janë rritur prejse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake pak javë më parë, të cilat do të zgjasin deri në fund të priillit.
XS
SM
MD
LG