Ndërlidhjet

NEWBORN me artikull në Wikipedia


Prishtinë, foto arkivi
Prishtinë, foto arkivi
Obelisku i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, tani e tutje, ka artikull të vetin në enciklopedinë online Wikipedia.

“NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008. Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë. Pas zbulimit, krijuesi ka ftuar të pranishmit të shkruajnë emrat e tyre në të. Që atëherë, monumenti është mbishkruar; në përvjetorin e pestë të pavarësisë është ngjyrorsur sërish me të verdhë, ndërsa më pas është pikturuar ne flamujt e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës”, shkruan pos tjerash në Wikipedia.
XS
SM
MD
LG