Ndërlidhjet

Sarajevë: Për “vrasësin e Gërbavicës” – 45 vjet burg


Veslin Vllahoviq gjatë senacës gjyqësore
Veslin Vllahoviq gjatë senacës gjyqësore
Një gjykatë në Bosnjë Hercegovinë e ka dënuar me 45 vjet burg, ish pjesëtarin e forcave paraushtarake serbe të Bosnjës, Veselin Vllahoviq, i njohur edhe si “vrasësi e Gërbavicës”.

I dënuari Vllahoviq, që e kishte nofkën Batko, ishte i njohur për mizorinë e tij famëkeqe, pasi kishte kryer sulme kundër banorëve joserbë të Sarajevës, gjatë luftës në periudhën 1992-95.

Ai është shpallur fajtor për 31 vrajse, për dhunim të së paku 13 femrave, dhe për burgosje ilegale, torturë dhe vjedhje të një numri të civilëve në hapësirat e okupuara nga serbët në Sarajevë.

Vllahoviqi ia doli të ikte nga paraburgimi në Mal të Zi në vitin 2001, por në vitin 2010 është arrestuar në Spanjë dhe më vonë u është është dorëzuar autoriteteve të Bsonjë Hercegovinës.

Dënimi i Vllahoviqit është dënimi më i rëndë deri tash i kumtuar në ndonjë gjykatë të Bosnjë Hercegovinës për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG