Ndërlidhjet

Zyra për Kosovën: Të gjenden fajtorët për zjarrin


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka kërkuar sot që sa më parë të gjenden ata që janë përgjegjës për zjarrin në Mitrovicë, me ç’rast janë djegur zyrat e partisë së politikanit, Oliver Ivanoviq.

“Zyra për Kosovë e dënon ashpër zjarrvënien dhe kërkon nga kompetentët që sa më parë të gjenden dhe dënohen aktorët e kësaj vepre të keqe”, thuhet në kumtesën e kësaj zyre.

Zoti Ivanoviq ka deklaruar se motiv i zjarrvënies ishte politika, pasi “mendimi i tij nuk përputhet me mendimin e disa njerëzve të tjerë”.
XS
SM
MD
LG