Ndërlidhjet

Tiranë: Një i vdekur nga rrëzimi i ndërtesës


Pamje e Tiranës
Pamje e Tiranës
Punëtorët për shpëtim në Tiranë e kanë gjetur trupin e pajetë të një personi, që ka mbledhur mbeturina metalike në një ndërtesë të kompanisë së braktisur të energjisë në Tiranë.

Policia tha se personi 33-vjeçar është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes, pas kërkimit prej shtatë orësh në gërmadhat e ndërtesës trikatëshe.

Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesës, derisa personi i ndjerë kërkonte mbeturina metalike për shitje dhe riciklim.

Siç raporton agjencia AP, Shqipëria është njëra nga vendet më të varfra në Evropë, prandaj mbledhja e mbeturinave është veprimtari e përhapur.
XS
SM
MD
LG