Në Tiranë po qëndron për vizitë dyditore drejtori i Zyrës për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
Ai është takuar fillimisht me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ky i fundit ka thënë se me zotin Moore është biseduar për domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur në institucionin kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri - Komisionin Qendror Zgjedhor.
Moore është pritur në takim edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi.
Bumçi ka siguruar zotin Moore se Qeveria shqiptare është e angazhuar të zhvillojë një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Të enjten, Moore do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe më pas do të dalë në konferencë për shtyp.
Situata është përshkallëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas votimit të mazhorancës në Kuvend, që ka shkarkuar anëtarin e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë institucion dhe ka zëvendësuar me një propozim të Partisë Republikane.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mbahen më 24 qershor.