Ndërlidhjet

Bashkëpunimi rajonal, urë lidhëse për prodhuesit


Autoritetet shtetërore dhe subjektet ekonomike në Kosovë, kohëve të fundit kanë intensifikuar përpjekjet për bashkëpunim rajonal në aspektin ekonomik.

Vetëm ditëve të fundit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka nënshkruar marrëveshje ekonomike më Greqinë dhe Malin e Zi.

Ndërsa Aleanca Kosovare e Biznesit, gjatë këtij muaji, ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme më vende të rajonit dhe njëherësh ka pritur investitorë potencial nga shtetet evropiane.

Zhvillimi i ekonomik në vend nuk mund të jetë në nivel të dëshiruar nëse mungon bashkëpunimi ekonomike më vendet e rajonit, thotë Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Për këtë arsye, thotë ai, AKB-ja ka kohëve të fundit ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme, çka sipas tij, edhe janë mbështetur nga autoritete shtetërore.

“AKB-ja tashmë ka marrë iniciativa me disa vende të rajonit, siç është Maqedoninë, Rumaninë, Shqipërinë tashmë me Malin e Zi. Tash këto iniciativa po mbështeten edhe nga autoritetet shtetërore për të arritur një bashkëpunim dhe një shkëmbim tregtar. Është Mali i Zi, shteti i vetëm që ne kemi balanc pozitiv të shkëmbimeve tregtare”, thekson Shahini .

Nuk është vetëm Republika e Kosovës që po shpreh interesim për bashkëpunim rajonal, thotë Mejdi Bektashi profesor në Universitetin e Prishtinës, pasi sipas tij, edhe vendet e rajonit kohëve të fundit kanë shtuar përpjekjet për këtë çështje.

Muajve të fundit kemi një shtim të bashkëpunimit, nuk flas vetëm më rastin e Kosovës, por edhe të gjitha shteteve tjera të Evropës Juglindore nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja ku shumë shtete po investojnë kapitalin e tyre, posaçërisht disa korporata multi-nacionale, më qëllim që aktivitete industriale t'i bartin në shtete e Evropës Juglindore”, shprehet Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Bektashi, konsideron se bashkëpunimi rajonal në mes vendeve të Evropës Juglindore është shumë i rëndësishëm, pasi siç thotë ai, të gjitha tregjet e këtyre shteteve janë të vogla dhe nuk mundësojnë zhvillimin ekonomik real.

Shkëmbimet tregtare në mes këtyre vendeve, çofshin ato shtete që presin anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose me shtetet e BE- së, ka një rëndësi të madhe pasi që zgjeron mundësinë edhe të investimeve të huaja, posaçërisht më shtetet më pak të zhvilluara të Evropës Juglindore, por edhe shteteve të Bashkimit Evropian iu mundëson që kapitalin e tyre të shfrytëzojnë shumë më mirë në këto shtete të pazhvilluara”, konsideron Bektashi.

Ndërkaq, Agim Shahini, bashkëpunimet ekonomike më vendet e rajonit, i konsideron si urë lidhëse për kompanitë prodhuese kosovare dhe bizneseve të rajonit.

“Kjo është iniciativë dhe mision që ne të takohemi më tregtarin, konsumatorin dhe në këtë drejtim t’i joshim prodhimet tona tek konsumatorët dhe bizneset në rajon”, thotë Shahini.

Në përpjekje të thëllimit të bashkëpunimit ekonomik, zyrtarë qeveritar, ditëve të fundit, kanë qëndruar në Mal të Zi.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie, thuhet se një ndër temat e diskutuara gjatë takimeve ka qenë edhe çështja e një projekti të ardhshëm në fushën e hekurudhave, një lidhje hekurudhore më Malin e Zi,por njëkohësisht edhe më infrastrukturën rrugore e cila duhet të ngrihet në nivel shërbyes të ekonomive të të dyja vendeve
XS
SM
MD
LG