Ndërlidhjet

Vihet në pritje gjykimi i neo-nazistes


Beate Zschaepe
Beate Zschaepe
Gjykimi për vrasje të profilit të lartë, i cili përfshin një neo-naziste gjermane, është vënë në pritje, pasi avokatët mbrojtës kanë akuzuar kryetarin e trupit gjykues në Mynih për anshmëri.

Gjykatësi Manfred Goetzl ka thënë se gjykimi shtyhet për të shqyrtuar ankesat e avokatëve.

E pandehura kryesore, Beate Zschaepe, akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e tetë turqve, një greku dhe një policeje, në periudhën 2000-2007.

Ajo po ashtu akuzohet për përfshirje në së paku dy shpërthime me bomba dhe 15 plaçkitje të bankave, si dhe për anëtarësim në organizatën terroriste, që quhet Nëntoka Kombëtare Socialiste. Katër të tjerë akuzohen se kanë ndihmuar organizatën.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG