Këtë muaj, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës feston 70 vjetorin e fillimit të transmetimeve.
Me këtë rast, siç njofton Zëri i Amerikës, presidentë, diplomatë, anëtarë të Kongresit amerikan, zyrtarë dhe analistë të çështjeve të Ballkanit morën pjesë në një ceremoni emocionale që u zhvillua në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington.
Të gjithë folësit thuhet se shprehën vlerësimin e tyre për punën e shërbimit të Zërit të Amerikës në shqip në vite, fillimisht përmes radios dhe më pas edhe përmes televizionit dhe internet, për transparencën dhe si përçuese e së vërtetës.
Një nga folësit, anëtari i Kongresit nga Neë York, Eliot Engel tha me shaka se ishte intervistuar kaq shumë herë nga Zëri i Amerikës në shqip, sa që kur vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën atë e kishin njohur shumë njerëz.
Nëpërmjet mesazheve të regjistruara, të pranishmit në ceremoni i përshëndetën presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilët vlerësuan rolin e Zërit të Amerikës në përgjithësi dhe të Shërbimit Shqip në veçanti. Presidenti i Shqipërisë nderuoi me medalje Zërin e Amerikës dhe drejtorin e divizionit të Euro-Azisë, Elez Biberaj.
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Zamira Edwards, e cila filloi punën në Zërin e Amerikës bashkë me motrën e saj Isabela, pas arratisjes së tyre nga Shqipëria me not në gusht të vitit 1984, kujtoi natën kur të dy motrat bashkë me vëllanë e tyre Klement u hodhën natën në ujrat e Detit Jon dhe notuan drejt ishullit grek të Korfuzit.
Edwards tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se një ditë do të punonte për Zërin e Amerikës, të cilin ajo e përshkroi si një "mision fisnik".
Sot pas 70 vjetësh, Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e lajmeve dhe të informacioneve me një audiencë javore prej 48 për qind në Shqipëri dhe 57 për qind . (VOA)