Ndërlidhjet

Serbët e veiut protestojnë sot në Beograd


Ilustrim
Ilustrim
Serbët e veriut të Kosovës do të protestojnë sot në Beograd kundër zbatimit të marrëveshjes së arritur midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Protesta me moton “Do të mbesim në Serbi” pritet të nisë në orën 12:44.

Serbët e veriut konsiderojnë se Marrëveshja e Brukselit i vë ata nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

“Protesta do të mbahet në Sheshin e Republikës, nga ora 12:44, çfarë simbolizon Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve të veriut. Marko Jakshiq.
XS
SM
MD
LG