Ndërlidhjet

SHBA arreston një terrorist të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet amerikane në shtetin Ajdaho kanë arrestuar një person nga Uzbekistani, nën akuzat për terrorizëm.

Prokurorët kanë thënë se Fazliddin Kurbanov, 30 vjeç, është arrestuar në qytetin Boiz, në kuadër të hetimeve për aktivitete terroriste.

Aktakuza pretendon se në periudhën gusht 2012 - maj 2013, Kurbanov, së bashku me të tjerë, ka siguruar mbështetje dhe burime për organizatën terroriste - Lëvizja e Uzbekistanit.

Bashkëkomplotistët e dyshuar nuk janë përmendur me emra.

Kurbanov po ashtu akuzohet për posedimin e një pajisjeje shpërthyese dhe të informacioneve në lidhje me lëndët plasëse, bombat dhe armët e shkatërrimit në masë.

Ai pritet të dalë sot para gjykatës në Boiz.
XS
SM
MD
LG