Ndërlidhjet

Westerwelle ka arritur në Beograd


Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle.
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle.
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ka arritur në Beograd. Në aeroportin e kryeqytetit serb, ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq do të jetë sonte bashkëbiseduesi i parë i ministrit të Jashtëm gjerman.

Westerwelle do të bisedojë nesër edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe shefin e diplomacisë serbe, Ivan Mërkiq.

Të hënën, ai do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të takojë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Është thënë se Westerwelle do t’iu theksojë palëve domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG