Ndërlidhjet

Sulm në Pakistan, vriten policë


Kueta, 23 maj 2013.
Kueta, 23 maj 2013.
Policia në Pakistan ka bërë të ditur se një bombë e kurdisur në një automjet në jugperëndim të vendit, ka vrarë 12 njerëz, përfshirë 11 policë.

Autoritetet e rendit kanë thënë se sulmi i sotëm në Kueta ka plagosur edhe më shumë se 20 persona të tjerë.

Mësohet se bomba ka pasur në shënjestër automjetin që bartte forca speciale të policisë.

Kueta është kryeqyteti i provincës Baluçistan, e cila është strehë e militantëve të dhunshëm.

Ajo ka qenë qendër e kryengritësve nacionalistë, të cilët duan pjesë më të madhe të burimeve natyrore të rajonit.
XS
SM
MD
LG