Ndërlidhjet

Zbret me sukses nga Everesti alpinisti 80 vjeçar


Yuichiro Miura (djathats) me te birin Gota
Një alpinist japonez tetëdhjetë vjeçar, që më 23 maj u bë personi më i vjetër që arrin majën e malit Everest, ka zbritur me sukses nga mali dhe është kthyer në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Yuichiro Miura është marrë me helikopter të dielën nga Everest Camp 2 dhe pastaj është dërguar në Katmandu.

Atje ai u tha gazetarëve se nuk e ka ndërmend që ta bëjë ndonjë tjetër përpjekje për ta arritur pikën më të lartë në botë.

Një alpinist tjetër i vjetër, nepalezi 81vjeçar Min Bahadur Sherchan, gjendet aktualisht në mal, në një orvatje për ta thyer rekordin e Miuras.
XS
SM
MD
LG