Ndërlidhjet

Militantët vranë policët afganë në darkën "miqësore"


Polic afgan
Polic afgan
Zyrtarët lokalë thanë të martën se shtatë policë u qëlluan për vdekje nga dy militantë gjatë një “takimi miqësor” në një postbllok në provincën jugore të Kandaharit.

Haji Abdul Ghani, shef i rrethit Arghistan ku ndodhi incidenti, tha se policët ishin të njohur të sulmuesve, dhe me sa duket i kishin ftuar ata për darkë, në punktin policor.

Ghani tha se dy personat kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë, dhe pastaj janë arratisur pas marrjes së armëve të oficerëve si dhe automjeteve.

Një polic u plagos rëndë gjatë sulmit. Në një deklaratë të dërguar në media, grupi kryengritës taliban mori përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG