Ndërlidhjet

Tre të vdekur në sulmin ndaj Kryqit të Kuq


Afganistan
Afganistan
Zyrtarët afganë thonë se sulmi i kamikazëve ndaj zyrave të Kryqit të Kuq në lindje të Afganistanit përfundoi pasi që dy personat hodhën veten në erë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Sediq Sediqqi, tha se një roje sigurie në kompleksin në Xhelalabad u vra në sulmin e së mërkurës dhe një tjetër u plagos.

Një zëdhënës i policisë provinciale, Hazreti Hussain Mashreqiwal, thotë se ka pasur një shpërthim pasi militantët sulmuan objektin e Kryqit të Kuq.

Raportohet gjithashtu për një betejë të shkurtër armësh midis sulmuesve dhe forcave afgane të sigurisë para se sulmuesit ta vranin veten.
XS
SM
MD
LG