Ndërlidhjet

Mbaron takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës


Takim i përfaqësuesve të srbëve të Kosovës me nënkryetarin e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq, foto nga arkivi
Takim i përfaqësuesve të srbëve të Kosovës me nënkryetarin e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq, foto nga arkivi
Takimi i përfaqësuesve të srbëve të Kosovës me nënkryetarin e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq ka përfunduar pas dy orë e gjysmë, por asnjëri nga serbët e Kosovës nuk ka dashur të japë deklaratë, njoftojnë agjencitë serbe të lajmeve.

Në takimi, siç është njoftuar më parë, është dashur të diskutohet zbatimi i Marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve.

Më herët, Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka treguar se mund të arrijë marrëveshje me qeveritë dhe shtetet tjera, dhe beson se është në gjendje ta bëjë këtë edhe me popullin e vet.

Serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë zbatimin e Marrëveshjes, për të cilën Prishtina dhe Beogardi tashmë kanë miratuar planin e zbatimit.
XS
SM
MD
LG