Ndërlidhjet

Rajoni i Kirgizisë në gjendje të jashtëzakonshme


Kumtor, Kirgizi
Kumtor, Kirgizi
Në pjesën veriore të Kirgizisë ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, e cila pason përleshjet e protestuesve dhe të policisë për minierën më të madhe të arit në vend.

Mbi 50 njerëz janë plagosur dhe 80 të tjerë janë arrestuar në përplasjet e së premtes pranë minierës Kumtor.

Protestuesit duan që miniera të kalojë në pronësi të shtetit, duke akuzuar kompaninë kanadeze, e cila operon me të, se paguan shumë pak tatim dhe se shkakton dëme mjedisore.

Miniera Kumtor përbën rreth 12 për qind të ekonomisë së Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG