Ndërlidhjet

Vriten tre pjesëtarë të NATO-s në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Tre pjesëtarë të NATO-s në Afganistan, në mesin e tyre një civil, janë vrarë nga sulme të ndara, në lindje të vendit.

Në njoftimin e shkurtër të forcave të koalicionit thuhet se një ushtar dhe punonjësi civil kanë pësuar nga një sulm i armatosur, kurse pjesëtari i tretë ka vdekur nga shpërthimi i një pajisjeje improvizuese.

NATO-ja nuk ka dhënë detaje të tjera për sulmet.

Në një tjetër zhvillim, mediat polake kanë njoftuar se ushtria e Polonisë ka kapur njërin nga udhëheqësit më të kërkuar të talibanëve në juglindje të Afganistanit, javën e kaluar.

Televizioni TVN24 ka identifikuar liderin militant si “Sabawoon”.
XS
SM
MD
LG