Ndërlidhjet

Protestuesit turq përleshen me policinë


Stamboll
Stamboll
Protestuesit turq janë përleshur me policinë në orët e hershme të së hënës në Stamboll, derisa disa ia kanë vënë zarrin zyrave të Partisë për Zhvillim dhe Drjetësi të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Policia turke më herët ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protesta anti-qeveritare që hynë në ditën e tretë.

Dhjetëra mijëra persona morën pjesë në Ankara, Stamboll dhe qytete tjera.

Autoritetet shëndetësore thonë se rreth një mijë persona janë lënduar në Stamboll, dhe 700 në Ankara.

Qeveria ka dhënë një shifër shumë më të ulët.

Ministria e Brendshme tha se më shumë se 1 mijë e 700 persona janë arrestuar, edhe pse shumë nga ta janë liruar.
XS
SM
MD
LG