Ndërlidhjet

Trupat e Assadit rimarrin kufirin me Izraelin


Rrafshnalta Golan – Tymi vazhdon të del nga luftimet që u zhvilluan mes kryengritësve dhe forcave besnike ndaj regjimit sirian në pikën kufitare Kuneitra, 06Qershor2013
Rrafshnalta Golan – Tymi vazhdon të del nga luftimet që u zhvilluan mes kryengritësve dhe forcave besnike ndaj regjimit sirian në pikën kufitare Kuneitra, 06Qershor2013
Forcat ushtarake besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë rikthyer kontrollin pikë-kalimin kufitar Siri-Izrael në rrafshnaltën Golan, pasi e humbën atë për pak kohë nga kryengritësit sirian.

Ushtria izraelite tha sot se forcat e Assadit ka përdorur tankse për të rikthyer pikën kufitare Kuneitra.

Austria ka tërhequr ushtarët e saj, që shërbejnë në mision paqeruajtës mes kufirit siriano-izraelit në kuadër të OKB-së.

Herce Ladsous, që drejton Operacionet Paqeruajtëse të OKB-së, ka konfirmuar se në rrafshnaltën e Golanit “ka pasur të shtëna”.

Kuneitra është e vetmja pikë kufitare formale që lidh Izraelin me Sirinë.

Izraeli ka zënë pjesën më të madhe të rrafshnaltës së Golanit nga Siria, në luftës 6 ditore të vitit 1967.
XS
SM
MD
LG