Ndërlidhjet

Shpërthim në qendër të Damaskut


Sheshi Marjeh, Damask, foto nga arkivi
Sheshi Marjeh, Damask, foto nga arkivi
Televizioni shtetëror sirian raportoi se dy kamikazë kanë sulmuar sheshin Marjeh në qendër të Damaskut, duke vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Shpërthimet e së martës thuhet se ndodhën në afërsi të Departamentit të Emigracionit dhe Pasaportave.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, gjithashtu konfirmoi shpërthimet, por tha se ato janë shkaktuar nga bombat e vendosura në shesh.

Kanali televiziv shtëtëror Al-Ikhbariya tregoi pamje të makinave të dëmtuara rëndë, trotuarin e gjakosur dhe punëtorët e ambulancës që mbanin të plagosuri.

Sulmet vetëvrasëse dhe shpërthimet, sidomos sulmet ndaj ndërtesave qeveritare, janë bërë një dukuri relativisht e rregullt në kryeqytetin sirian.
XS
SM
MD
LG