Ndërlidhjet

India shkel hapësirën ajore të Pakistanit


Pakistan
Pakistan
Forca ajrore e Pakistanit ka thënë se dy avionë indianë kanë shkelur hapësirën ajrore pakistaneze.

Pakistani ka thënë se është përgjigjur me dërgimin e dy aeroplanëve luftarakë “për të sfiduar ndërhyrjen”.

Mësohet se avionët indianë kanë kaluar kufirin lindor të Pakistanit dhe kanë qëndruar në hapësirën e tij ajrore për dy minuta, para se të ktheheshin prapa për në Indi.

Forca ajrore e Indisë ka thënë se aeroplanët kanë bërë “shkelje teknike” të hapsëirës së huaj ajrore.
XS
SM
MD
LG