Ndërlidhjet

SHBA përjashton zonën e ndalim-fluturimit mbi Siri


Damask, Siri
Damask, Siri
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë shanset për të vendosur zonë të ndalim-fluturimit mbi Siri.

Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes, ka thënë se zona e tillë në Siri do të ishte më e vështirë, më e rrezikshme dhe më e kushtueshme, sesa ka qenë në Libi më 2011.

Rhodes ka thënë se Uashingtoni nuk ka hedhur poshtë asnjë opsion për të ndihmuar opozitën siriane, por ka thënë se administrata Obama beson se kursi më i mirë i veprimit është përpjekja për të forcuar një opozitë të moderuar siriane.

Këtë javë, Kombet e Bashkuara kanë rritur në 93,000 numrin e të vrarëve në luftën civile të Sirisë.
XS
SM
MD
LG