Ndërlidhjet

NSA: 20 shtete parandaluan sulme fal nesh


Kinë-- Fotografia e Edward Snowden, ish kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në mediet e Pekinit, 13Qershor2013
Kinë-- Fotografia e Edward Snowden, ish kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në mediet e Pekinit, 13Qershor2013
Zyrtarët më të lartë amerikan të inteligjencës thotë se informatat e mbledhura nga dy programet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), kanë prishur komplote të mundshme terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe 20 shtete të tjera.

Sipas tyre të dhënat e mbledhura nga portalet sociale, asgjësohen çdo pesë vjet.

Vitin e shkuar më se 300 numra të telefonit janë kontrolluar nga baza multimilionëshe e regjistrit të telefonisë mobile amerikane nga njëri prej programeve të NSA, thonë zyrtarë të inteligjencës për të argumentuar se programet e tyre janë shumë më pak gjithëpërfshirëse, sesa kritikuesit e tyre pretendojnë.

Këto detaje u bënë të ditura para Komitetit të Senatit për Inteligjencë, pas heqjes së fshehtësisë së tyre nga shefi i NSA Gjenerali Keith Alexander, i cili luti që ky komitet të ketë kujdes në mos publikut t’i shfaqen informatat për luftën anti-terroriste të ShBA-së, gjatë procesit të hetimeve.

Një kontraktor i NSA, Edward Snowden, i cili po fshihet diku në Hong Kong, i ka dhënë disa gazetave të dhëna për programet e NSA dhe CIA-së, të cilat siç është thënë përgjojnë miliona njerëz anëmbanë botës dhe në Amerikë, përmes rrjeteve sociale.

Këto programe kanë qenë shumë sekrete, dhe për to nuk kanë ditur as ligjvënësit amerikan, kurse grupe të të drejtave të njeriut kanë nisur të padisin administratën.
XS
SM
MD
LG