Ndërlidhjet

ShBA - BE: Nisin bisedimet për tregti të lirë


Irlandë - Presidenti amerikan Barack Obama (M) sheh nga kryeministri britanik David Cameron (D) gjatë konferencës për shtyp në margjinat e samitit të G8-së në Enniskillen 17Qershor2013
Irlandë - Presidenti amerikan Barack Obama (M) sheh nga kryeministri britanik David Cameron (D) gjatë konferencës për shtyp në margjinat e samitit të G8-së në Enniskillen 17Qershor2013
Liderët e Bashkimit Evropiand dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur të hënën formalisht bisedimet që synojnë të krijojnë zonë më të madhe të tregtisë së lirë në botë.

Plani më ambicioz global për tregti të lirë, thuhet se do të krijojnë mijëra vende të reja pune, dhe se do të shpejtojë rritjen ekonomike në të dy anët e Atlantikut.

“Kjo është një mundësi e gjeneratës sonë, të cilën nuk guxojmë ta humbim” ka thënë kryeministri britanik David Cameron, i rrethuar nga presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti i Komisionit Evropian dhe zyrtarët tjerë të pranishëm në samitin e G8’s në Irlandë.

Tregtia mes Evropës dhe Amerikës është rreth 3 miliardë dollarë në ditë, ndërsa ky pakt do të mund të gjeneronte për ekonomitë e të dyja kontinenteve më shumë se 100 miliardë dollarë çdo vit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha se ky partneritet i ardhshëm potencial është novator ndërsa paralajmëroi dy palët që t’i rezistojnë “tundimit për të pakësuar ambicjet tona ose të shmangemi nga çështjet e vështira, për hir të arritjes së kësaj marrëveshjeje.”

Franca ka kundërshtuar për tri dekada një marrëveshje të tillë, ndërsa këtë herë i janë bërë disa lëshime, pasi marrëveshja nuk do të përfshijë edhe industrinë amerikane të filmit, për të cilën Parisi zyrtar kishte kërcënuar me veto.
XS
SM
MD
LG