Ndërlidhjet

FBI arreston pedofilin 64 vjeçar


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet meksikane kanë arrestuar të martën një ish-profesor universitar në Shtetet e Bashkuara, i cili është shtuar së fundi në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI, që akuzohet për krime seksuale në Filipine.

64 vjeçari Warter Lee Williams, profesor i dikurshëm i antropologjisë dhe studimeve gjinore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, është arrestuar nga autoritet meksikane në resortin turistik Playa del Carmen.

Sipas FBI, Williams duke përdorur petkun akademik si mburojë, ka udhëtuar në Filipine dhe gjetiu në Azinë Jug-Lindore, ndërsa ka keqpërdorur seksualisht djem të mitur.

Byroja Federale thotë të ketë identifikuar 10 viktima të abuzimit seksual, të moshës 9-17 vjeçe.
XS
SM
MD
LG