Ndërlidhjet

Sulmohet ndërtesa e OKB-së në Somali


Somali - Forcat e Al-Shabaab
Somali - Forcat e Al-Shabaab
Një kamikaz dhe një sulmues tjetër i armatosur kanë sulmuar sot ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e Somalisë.

Një zyrtar i lartë policor në Mogadishu ka thënë se sulmuesit vetëvrasës ka detonuar eksplozicin në afërsi të hyrjes së ndërtesës së Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), kurse sulmuesi tjetër i armatosur ka shtënë pas shpërthimit.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, luftimet në këtë hapësirë vazhduan për disa minuta.

Al-Shabaab që është një grup i lidhur me Al-Kaidan ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se militantët e saj kanë “luftuar forcat e pafe.”

Ndërtesa e OKB-së është në afërsi të aeroportit të Mogadishu, i cili shërben edhe si bazë për forcat paqeruajtëse afrikane në Somali.
XS
SM
MD
LG