Ndërlidhjet

138 veta vdesin nga monsunet në Indi


Indi – Monsunet shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtrati, dhe si rrjedhojë ujërat e rrëmbyeshme nga lumi Alaknanda shkatërrojnë ndërtesat, 17Qershor2013
Indi – Monsunet shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtrati, dhe si rrjedhojë ujërat e rrëmbyeshme nga lumi Alaknanda shkatërrojnë ndërtesat, 17Qershor2013
Helikopterë ushtarak shkarkonin të mërkurën ndihma emergjente për mijëra turistë dhe pelegrinë të ngujuar nga përmbytjet e shpejta që shpërthyen nëpër qytete dhe tempujt në Indinë veriore.

Sipas autoriteteve të paktën 138 veta kanë humbur jetën.

Mijëra njerëz tashmë janë evakuuar pas shpërthimit të parakohshëm të monsuneve, që shkaktuan edhe rrëshqitjen e dheut në rajonin e Himalajeve.

“Deri më tani kemi mbi 65,000 njerëz të ngujuar në atë zonë”, ministri i brendshëm Sushil Kumar Shinde iu tha medieve në Nju Dellji.

Edhe ushtria është vënë në funksion për të ndihmuar zonat e përmbytura, pasi autoritetet druajnë se numri i viktimave do të rrihet, pasi shiu nuk është ndal që nga e shtuna në zonën veriore të Indisë.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, qindra shtëpi, ndërtesa, vetura, ura si dhe rrugë janë rrënuar ose dëmtuar pasi që lumenjt dolën nga shtrati, ç’gjë ka shtyrë autoritetet të dërgoj 22 helikopterë për të evakuuar njerëzit, dhe për dërgimin e gjërave elementare ushqimore në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG