Ndërlidhjet

SHBA: Obama dhe Karzai, pajtim për bisedime me talibanët


Barack Obama (djathtas) gjatë një takimi me Hamid Karzai në Shtëpinë[ e Bardhë
Barack Obama (djathtas) gjatë një takimi me Hamid Karzai në Shtëpinë[ e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Afganistanit, Hamid Karzai, e kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për bisedime për pajtim me talibanët.

Të dy liderët diskutuan gjatë një video-konference, disa orë pasi nga një sulm i talibanëve në pallatin presidencial të Karzait në Kabul, u vranë tre rojtarë të sigurisë dhe së paku katër sulmues të armatosur.

Ky sulm ndodhi dje herët në mëngjes.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy presidentët u pajtuan që bisedimet me talibanët janë mënyra më e mirë për ndaljen e dhunës në Afganistan.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Karzai dhe Obama janë pajtuar, poashtu, se bisedimet ndërmjet dy palëve duhet të mbahen në zyrën e talibanëve, që është hapur javën e kaluar në Katar.

Karzai e kishte kundërshtuar hapjen e kësaj zyreje, në të cilën ishte vendosur flamuri i vjetër taliban dhe simbolet e tjera nga koha kur ky grup militant ishte në pushtet në Afganistan.
XS
SM
MD
LG