Ndërlidhjet

Snowden vazhdon “të fshihet” në Moskë


Edward Snowden
Edward Snowden
Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA-s, i cili ka zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, besohet se është duke kaluar ditën e pestë në një aeroport të Moskës.

Snowden, 30 vjeç, ka arritur në Moskë të dielën nga Hong Kongu.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ai vazhdon të jetë në zonën e tranzitit në Aeroportin Sheremetievo.

Është e paqartë se si Snowden mund të lërë aeropotin, pasi SHBA-ja ka revokuar pasaportën e tij.

Autoritetet amerikane kanë përsëritur sot kërkesën për Rusinë, që të dorëzojë Snowdenin në SHBA, ku edhe do të përballet me akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG