Ndërlidhjet

Qeveria dënon aksionet e VV-së


Kuvendi i Kosovës, 27 qershor 2013.
Kuvendi i Kosovës, 27 qershor 2013.
Qeveria e Kosovës ka dënuar tentimin për të bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe tentimin për të bllokuar hyrjen e deputetëve, të ambasadores së SHBA-së në Prishtinë dhe të përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë, për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Po sipas qeverisë, “vullneti i qytetarëve për Kosovën evropiane, i shprehur me votën e lirë është mbi të gjitha, është mbi synimet për të rrënuar gjithë suksesin e arritur të shtetit të Kosovës dhe mbi synimet e ulëta, që, për arsye të dështimeve personale në politikë, të tentohet të rrënohet perspektiva evropiane e Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen Kosovë – Serbi, të arritur më 19 prill në Bruksel. Votimi është mundësuar pasi sigurimi i Kuvendit ka detyruar me forcë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të largohen nga foltorja e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG