Ndërlidhjet

Quint-i e BE-ja mirëpresin ratifikimin, dënojnë VV-në


Prishtinë, 27 qershor 2013.
Prishtinë, 27 qershor 2013.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfshirë zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, kanë përgëzuar Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së parë që rregullon normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Sërbisë.

“Ky ratifikim, jo vetëm që forcon sovranitetin e Kosovës, por edhe sjell stabilitet në rajon, si dhe avancon integrimin e Kosovës në Evropën e lirë dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Shtetet e Quint-it dhe BE-ja kanë dënuar fuqishëm veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes dhe të disa përkrahësve të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, të ndërmarra sot.

“Duke respektuar të drejtën legjitime dhe demokratike për të protestuar, dhuna dhe frikësimi ndaj anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, zyrtarëve të tij dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG