Ndërlidhjet

Irak: 761 persona të vrarë në qershor


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Kombet e Bashkuara thonë se numri i personave të vrarë nga aktet terroriste në Irak ka arritur në 761 muajin e kaluar.

OKB bën të ditur se shumica e viktimave kanë qenë civilë, përkatësisht 685 prej tyre.

Po sipas OKB-së, në muajin qershor janë plagosur 1,771 irakianë.

Deklarata thotë se Bagdadi ka qenë i goditur më së keqi, me 950 viktima civile.

Mbi 1,000 persona janë vrarë nga dhuna në Irak në muajin maj.
XS
SM
MD
LG