Ndërlidhjet

Sondazhi: Izraelitët pesimist në bisedat paqësore


Ilustrim
Ilustrim
Gati tre çerek të izraelitëve mendojnë se nuk do të jetë e mundshme të arrihet një marrëveshje paqësore me palestinezët, edhe nëse bisedime e ngecura rinisi, tregon një sondazh i publikuar të premten.

Në pyetjen: “Nëse negociatat fillojnë menjëherë, a besoni se do të jetë e mundshme të arrihet një marrëveshje përfundimtare me palestinezët?”, 71.6% e të intervistuarve janë përgjigjur me “Jo”, krahasuar me 21.7% të atyre që mendojnë se kjo gjë është e mundur.

Pjesa tjetër nuk ka pasur opinion për këtë pyetje.

Sondazhi i cili është publikuar në të përditshmën izraelite Hayom, është bërë me një mostër prej 500 të intervestuar.

Në këtë sondazh nuk janë pyetur asnjë arab izraelit, edhe pse ata përbëjnë 20% të popullatës.
Margjina e gabimit është 4.4%.

Izraelitët e intervistuar për këtë sondazh kanë qenë më optimist për rifillimin e negociatave me palën palestineze, pas përpjekjeve që ka ndërmarr Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry.

Ky i fundit ka vizituar rajonin disa herë prej se ka marr detyrën në muajin shkurt.

Sipas sondazhit, 50.9% të izraelitëve besojnë se bisedimet do të rihapen, krahasuar me 30% të atyre që mendojnë të kundërtën, kurse 19.1% nuk kanë opinion për këtë temë.

Këto të dhëna konfirmojnë ato të hulumtimit të opinionit në Palestinë dhe Izrael, që u publikuan të martën, i cili thotë se më se tre çerek të izraelitëve dhe palestinezëve (68% respektivisht 69%) mendojnë se ka pak gjasa ose aspak, që të krijohet një shtet i Palestinës krahas atij të Izraelit në pesë vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG