Ndërlidhjet

Pakistan. Nga përplasja e trenit – 12 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e Pakistanit thonë se së paku 12 vetë kanë humbur jetën, pasi një tren është pëplasur në një automjet me përplotë udhëtarë në provincën lindore Punxhab.

Treni i shpejtë që qarkullojnte prej Karaçit në Lahore u përplas në një automjet tradicional, me të cilin udhëtonin së paku 16 vetë, që po e kalonte hekurudhën, por jo në mbikalimin e caktuar.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe dy fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në një spital të qytetit Sheikhupiura, që është 35 kilometra nga qyteti Lahore.
XS
SM
MD
LG