Ndërlidhjet

Seul, Phenian: Takime për hapjen e zonës së përbashkët


Makinat e ushtrisë së Koresë Jugore në urën e cila çon në zonën Kaesong
Makinat e ushtrisë së Koresë Jugore në urën e cila çon në zonën Kaesong
Koreja Jugore dhe ajo Veriore kanë mbajtur takime për rihapjen e zonës së tyre të përbashkët industriale, e cila ishte mbyllur për shkak të shtimit të tensioneve.

Zyrtarët janë takuar sot në fshatin kufitar Panmunjom për të diskutuar të ardhmen e zonës industriale Kaesong, që shtrihet në pjesën veriore të kufirit.

Ky kompleks i fabrikave ishte mbyllur në muajin Prill, kur Koreja Veriore i kishte tërhequr të 53 mijë punëtorët e vet, që ishin të punësuar në firma që udhëhiqeshin nga 123 kompani të Koresë Jugore.

Mbyllja paraqiste një humbje të madhe të fondeve për Korenë Veriore të varfër.

Tensionet e larta në rajon ishin shkaktuar prej se Pheniani e kishte zhvilluar provën e vet të tretë atomike në muajin Shkurt, me ç’rast Kombet e Bashkuara kishin imponuar një rund të ri të sanksioneve kundër këtij vendi, që udhëhiqet nga komunistët.
XS
SM
MD
LG